Situata rëndohet/ Naftëtarja e Ballshit tenton të vrasë veten, shoqet e ndalojnë të presë damarët…

0
126

Rëndohet greva e urisë e grave naftëtare të Ballshit, e cila ka hyrë sot në ditën e 24-ërt. Gjendja e tyre psikologjike dhe shëndetësore është përkeqësuar në kushtet e indeiferencës nga qeveria për moszgjidhjen e problemeve të tyre.

Mësohet se njëra prej grave grevistë ka tentuar mbrëmjen e së premtes të presë damarët për t’i dhënë fund jetës, por nuk është lejuar nga shoqet në momentin e fundit.

“Jemi të pashpresa dhe shteti na ka braktisur, – tha njera prej tyre. – Kam marrë thikën mbrëmë, po një shoqe më ndali… Nuk e di ku i shkon mendja Kryeministrit, po ne nuk jemi këtu për show. Na kanë braktisur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here