Temperaturat do të zbresin drejt zeros/ Ja çfarë pritet të ndodhe me motin në Shqipëri gjatë fundjavës…

0
132

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që në zonat malore gjatë paradites do të ketë edhe reshje lokale.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 1°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 22°C.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, por nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02°C deri në 13°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 17°C.

Ndërkohë që për gjatë ditës së nesërme do të ketë një rritje të temperaturave në mëngjes, ndërsa në pjesën tjetër të ditës ato do të mbeten të pandryshueshme. Në bregdet moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta do të ketë në zonat e ulëta dhe malore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here