Presidenti Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit Koço Devole, duke theksuar se arti shqiptar humbi një prej kolosëve dhe figurave të dashura.
Sipas tij, aktori i njohur i humorit do t’u mungojë të shqiptarëve, ndërsa do të kujtohet gjithmonë duke qeshur.
Ja postimi i plotë:
Sa shumë trishtim nga ky lajm!
Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë!
Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.
Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço!