Nga Mentor Kikia
Edhe pse Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj e kundërshtoi projekligjin, edhe pse solli argumenta se përse ai nuk ishte i nevojshëm, përveçse do të rriste frekuencën e kontrollit të pompave të karburanteve, duke rritur automatikisht koton, kosto të cilën do të paguajmë ne, sërish parlamenti e miratoi.
Presidenti Meta e ka kthyer tashmë lirin e njohur si “Ligji i Pompave”. Ka bërë procedurën dhe deputetët do të bëjnë sërish procedurën, për ta rrëzuar dekretin dhe fuqizuar ligjin.
Shteti kishte një drejtori, ajo e Metrologjisë, që kontrollonte standaret e peshave dhe matjeve. Qeveria e dha me koncension atë, sepse nuk i maste dot vetë kandarët e tregtarëve.
Tashmë, privati, sa më shumë kontrolle të bëjë, aq më shumë para merr. Për këtë arsye, deputeti Ilir Beqja, i cili do të mbetet në histori si ligjëvënësi që ka propozuar vetëm drafte në shëbrim të koncensiorarëve dhe oligarkëve, paraqiti dhe mbrojti projektligjin për të hequr tavanin e numrit të kontrolleve në pompat e naftës.
Koncensonari tani shkon dhe e konttollon një pikë karburati edhe 5 herë në muaj, e për çdo kontroll merr para.
Koston, tregtari i naftës nuk e ban vetë, por ia faturon atij, atij që e ha përherë, POPULLIT!