Komsioni i Eksperteve Teknik njoftoi pasditën e sotme, se vendi ynë do të ndahet në tre zona, ku kriteri që ndan zonat është numri i të infektuarve. Nisur nga rritja e rasteve dhe incidencës së përllogaritur në dy javët e fundit, Silva Bino tregoi zonat e kuqe, portokalli dhe të verdha.
“Në lidhje me përhapjen në vend ne kemi ndarë hartën e Shqipërisë në disa zona që janë zonat e kuqe, zonat portokalli dhe zonat e verdha. Në zonat e kuqe kemi Fierin, Gjirokastrës, Gramshin, Kavajën, Korçën, Mallakastrën, Mirditën, Përmetin, Pukën, Sarandën, Tepelenën, Tiranën dhe Tropojën. Te këto zona vërejmë një rritje dhe incidencë më të lartë.
Zonat e tjera me portokalli kanë një incidencë më të ulët: Këtu kemi Beratin Devollin, Durrësin, Elbasanin, Kononjën, Krujën, Kuçovën, Kukësin, Kurbinin, Lezhën, Librazhdin, Lushnjen, Peqinin, Pogradecin, Skraparin, Shkodrën dhe Vlorën.
Zonat të cilat kanë shumë pak raste që shkojnë deri në 58 deri në 100 mijë banorë të cilat janë të gjitha bashkitë e tjera. Ajo që kemi parë në dy javët e fundit kemi një rritje të incidencës dhe rritjes së rasteve”, tha Rakacolli. /mv.abcnews.al