Ish-ministri kritikon ashpër: Situata e rënduar e Covid, shqiptarët do paguajnë çmim tragjik me Ramën kryeministër

0
119

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i ka kujtuar kryeministrit Rama se gjendja që po përjeton vendi si pasojë e Covid, është pasojë e faktit që qeverisë i ka dalë situata jashtë kontrollit.

‘Dëgjova Ramën që reagoi si zakonisht në 3D:

Dikush t’i thotë atij se dhe kriza e “oksigjenit, laboratorëve dhe imazherive” është pasojë e gjendjes Covid jashtë kontrollit.

–Edhe laboratorët privatë janë në kolaps nga mbingarkesa, jo vetëm duhet të paguash, por dhe të presësh me ditë!!

Ato publike të dhënë në PPP, as që egzistojnë.

–Imazheritë, Scaner, raskapitëse dhe e kushtueshme të realizojë qytetari këto-pothuajse të gjitha te privati; dhe ai i tej ngarkuar.

–Gjetja e një burimi oksigjeni ambulator është bërë aventurë e veshtirë dhe shumë e shtrenjtë!

Shtese kjo e madhe e shpenzimeve (kur e sigurojnë), që duhet ta përballojnë qytetarët për mjekimin e tyre ambulator, në një kohë që jashtë spitaleve Covid autoambulancat qëndrojnë në radhë…

…janë ezauruar mundësitë e tyre strukturale e njerëzore, klinike e veçanërisht reanimatore; kur ne kemi kapacitetet e tjera në qendër e periferi bosh dhe të pa adaptuara!

Ndërkaq për rimbursimin e shpenzimeve ambulatore, diagnostikuese e mjekuese as që bëhet fjalë, gjë që në mënyren më cinike përjashton nga “e drejta e mjekimit” shumë e shumë qytetare.

Por Rama i paralajmëruar prej nesh e specialistëve me kohe për sa po ndodh e çfarë mund të ndodhë, vazhdon të mos bëjë asgjë, vetëm sulmon opozitën, si dhe sa bëri!!!

Paradoks i madh ky, që nuk premton asgjë të mirë prej këtij Kryeministri në ikje, perveçse një çmimi tjetër të larte e tragjik, që do ta paguajnë ndërkaq shqiptarët.’

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here