“Po tentohet të dëmtohet UÇK-ja”, Bashkurti: Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë mbrojtëse për lirinë e popullit shqiptar

0
138

Diplomati Lisen Bashkuerti, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se në akt-akuzë thuhej se personat që akuzohen “kanë qenë pjesë e një ndërmarrje kriminale”.

Bashkurti theksoi se kjo fjali është e papranueshme, se po tentohet të njolloset UÇK-ja dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë mbrojtëse për liri.

“Akuzohet për ndërmarrje kriminale dhe kjo dëmton UÇK-në. UÇK është armata më popullore nga të gjitha ushtritë e krijuara në ish-Jugosllavi. UÇK është një ushtri që nuk është financuar nga terroristët, është ushtri që ka qenë në tërësi e varfër, e mbështetur nga njerëzit dhe diaspora dhe ka kryer më shumë veprime duke u mbrojtur. Mbrojtja duhet të mbrojë UÇK-në se ka qenë bazë aleate e NATO-s nga 1999 e këtej”, tha Bashkurti.

Lisen Bashkurti vlerësoi se ka kaq vjet që në Kosovë operojnë misione ndërkombëtare drejtësie dhe ata kurrë nuk kanë vërtetuar akuzat ndaj udhëheqësve të UÇK-së.

 

“Institucionet ndërkombëtare që operuan në Kosovë dështuan. Për 17 vjet institucionet e drejtësisë ndërkombëtare nuk kanë marrë përsipër të ngrenë këtë akuzë me prova ose ta hedhin poshtë atë.

 

Prandaj, nga 2015 nisi presioni ndërkombëtar që Kosova të ngrejë Dhomat Speciale. Miratimi ishte i përgjithshëm, duke arsyetuar se është në të mirën e Kosovës dhe hedhjes dritë mbi të vërtetat mbi akuzat e hedhura ndërkombëtarisht. Tashmë jemi përballë një fakti juridik të kryer”, deklaroi Bashkurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here