Pse disa njerëz kanë flokë të thinjura në moshë të re?

0
193

Nëse mendoni se jeni i vetmi, flokët e të cilit janë bërë gri herët, e keni gabim.

Thinja e hershme është një gjë e zakonshme dhe ndërsa mund të jetë e pakëndshme, mund të jetë gjithashtu një shenjë e një gjendjeje shëndetësore.

Por çfarë mund të shkaktojë thinja e shpejtë tek të rinjtë?

Ju mund të keni një mungesë të vitaminës B12.

Image

Sipas  ekspertëve , mungesa e vitaminës B12 është shkaku më i zakonshëm i flokëve të thinjura herët.

Mund të çojë gjithashtu në rrallim dhe humbje të flokëve.

Për ta shmangur këtë, sigurohuni që të përfshini ushqime si vezë, mish viçi, ton dhe salmon në dietën tuaj.

Ju gjithashtu mund të konsumoni vitaminën B12 si shtesë.

Mund të keni një problem të tiroides.

Image

Gjenda e tiroides tuaj ndikojn drejtpërdrejt në gjëndrat e flokëve, sipas  hulumtimit .

Nëse po përjetoni një thinje të parakohshme të flokëve ose anomali si flokë të brishtë ose të yndyrshëm, kjo mund të jetë për shkak të mosfunksionimit të tiroides.

Konsumoni më shumë ushqim të shëndetshëm.

Image

Mosndjekja e një diete të shëndetshme mund të kontribuojë në prezencën e fijeve të hirit.

Studime të ndryshme të bëra për këtë çështje kanë zbuluar se ferritina, kalciumi, vitamina D-3, bakri, zinku dhe hekuri mund t’i mbajnë flokët tuaj të shëndetshëm – ndërsa mungesa e tyre mund të çojë në flokë të thinjur para kohe.

Ju vazhdimisht shqetësoheni dhe stresoheni.

Image

Sipas ekpertëve ndodh që thinjat e hershme janë  të lidhura dhe me stresin.

Të qenurit i stresuar ndikon në qelizat staminale që janë përgjegjëse për rigjenerimin e flokëve tuaj, duke çuar në thinjat e para, para se të jetë koha e duhur.

Ju mund t’i keni trashëguar.

Image

Po, ju mund t’i trashëgoni ato qime të bardha nga prindërit dhe gjyshërit tuaj.

Sipas dermatologëve, gjenetika jonë luan një rol të madh në përcaktimin se kur ne thinjemi.

Nëse dikush në pemën tuaj familjare kishte flokë gri herët, ekziston mundësia që ju të mund të përjetoni të njëjtën gjë.

Ju mund të përdorni produkte për flokë me kimikate dhe ngjyra të dëmshme.

Image

Nga shampot tek ngjyra të flokëve, shumica e produkteve të flokëve mund të çojnë thinje të parakohshme .

Kimikatet e dëmshme ulin nivelin e melaninës, duke bërë që flokët tuaj të humbin ngjyrën natyrale.

Ja se çfarë mund të bëni për ta parandaluar atë

Image

E vërteta e himbshme është, pasi të bëheni me thinjat e para, nuk do të jeni më kurrë në gjendje të ktheni ngjyrën tuaj origjinale.

Sidoqoftë, ka masa që mund të merrni për të parandaluar që flokët tuaj të thinjen para kohe.

Mbroni flokët tuaj nga dëmtimi i diellit. 

Mbuloni kokën sa herë që dilni, nëse është e mundur.

Shmangni tharëset e flokëve.

 Krehni floket duke përdorur një furçë të gjerë flokësh.

Masazhoni flokët rregullisht me vaj kokosi.

Përfshini lakër, lakër jeshile, bajame, lëng karrote dhe brokoli në dietën tuaj.

 

Burimi: Bright Side 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here