Në përkujtim të 31vjetorit të shembjes së Murit të Berlinit, Presidenti Ilir Meta ka një mesazh të fortë për situatën aktuale, duke theksuar se është koha për t’u bashkuar për ato vlera.
Kreu i Shtetit bën apel për të shembur njëherë e përgjithmonë çdo mur, që na ndan sot nga Evropa e Bashkuar.
“Në 31-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, që riktheu lirinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në gjysmën e shtypur të Evropës, është koha të bashkohemi për të mbrojtur këto vlera dhe për të shembur njëherë e përgjithmonë çdo mur, që na ndan sot nga Evropa e Bashkuar”- shkruan Presidenti.