Nga Jakup KRASNIQI
Jam njeri që e kam luftuar politikisht serbinë, dhe s’;e ka drejtuar gishtin nga popullsia serbe, në aktakuzë i ndani shqiptarët katolikë dhe mysmiman, unë jam shqiptar dhe për mua është fyese.
Cilësimi i Prokurorit se jemi ndërrmarje kriminale e përbashkët, për mua, shokët, familjet që luftuam gjatë për kombin tonë nuk ka gjë me fyese sepse ne në një kohë të gjatë, në rrethana të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë, që e arritëm me SHBA e BE, me NATO e OKB dhe të gjithë ishim dhe jemi ndërrmarje e përbashkët Clirimitare dhe shtetformuese, ndërsa kriminal janë jo vetëm serb në Serbi, ka qenë vetëm koka e saj në Beograd dhe mbështetësit e politikave të Beogradit.
Besoj shumë që këtë e dinë të gjithë qytetarët e arsimuar që së paku është mbi 30 vjeç dhe jeton në vendet e demolracive përëndimore ku janë rritur dhe edukuar me vlerta e kësaj bote që janë të drejtat dhe liritë e njerëzve. Dua t’u them që unë kam qenë i dënuar nga regjimi kriminale të Jugosllavisë në 81-82 dhe më kanë dënuar pse lexoja libra, pse kam folur dhe kundërshtuar këtë regjim, më shumë të drejtë kanë pasur ato atje, sesa sot që gjendem këtu. Është bërë një padrejtësia e madhe për mua, se populli ynë e ka një fjaklë që thotë “njeriu është mi i fortë se guri dhe atë që s’e bën njeriu e bën guri, populli jonë ka vuajtur shumë nga padrejtsië, dhe nuk kemi pasur nevojë për këtë padrejtësi.
Nuk do e ndieja veten mirë që të isha në shërbim të gjenocidit të serbisë, opër të cilat dhe prokurori serb këto ditë tha “adresa e qartë e krejt kësaj maskarde është në Beograd dhe mbështetësit të politikave të saj, kudoqofshin ato.
Nuk më duhet avokati, nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem as të veprimit dhe as të mosveprimit, detyra ime ka qenë publike. Kryesorja ka qenë zëdhënës i UCK, unë kam pasur detyra edhe pas luftës, kam qenë ministër, kryetar i Kuvendit, po detyra që më ka flejtur më shumë ka qenë zëdhënësi i UCK, gjithçka që kam bërë kam qenë publike, jo vetëm në gjuhën shqipe, po edhe në shumë gjëra të tjera, i kam dhënë zë luftës së Kosovës, por megjithatë ishim të vendosur që kishim të drejtë të luftojmë për liri dhe natyrisht në saj asaj të drejtë fituam edhe mbështetje ndërkombëtar.
Nuk ndihem fajtor për asnjë pikë që thuhet në atë aktakuzë