Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, doli sot para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës, ku mohoi të gjitha akuzat e bëra ndaj tij.
Në studion e emisionit “Open” analisti Andi Bushati, tha se fakti që Thaçi po gjykohet është i rëndë, por shtoi se edhe Ramush Haradinaj shkoi po ashtu në Hagë.
“Thelbi është qëndron apo jo akuza sepse u bënë 2-3 javë me debatin pak a shuam folklorikë, ‘a po prishet imazhi i luftës’,’ janë ca forca kulte që po luftojnë Ksovën’, etj. Për mua kjo është e thjeshtë,e rëndë, pro e thjeshtë, problemi është a do kemi një gjykatë që do i gjykojë në mënyrë të drejtë apo jo? Po të mendosh që kemi të bëjmë me konspiracion, që po e bën Serbia me Rusinë, që kanë rekrutuar edhe SHBA e Britani, do shkonim shumë larg. Debati duhet zhveshur nga konspiracionizmi. A ka pasur krime të pandëshkuara në Kosovë, a duhet dhënë nj përgjigje për këtë? A janë këta njerëz që kanë bërë këto krime? Ndoshta po, ndoshta jo, por këto duhen diskutuar”, tha ai.