Një përplasje midis banorëve dhe forcave të policisë dhe IMT-së po ndodh në këto momente në fshatin Baldushk të Tiranës. Banorët kundërshtojnë shembjen e 20 objekteve në këtë fshat.
Historia sipas banorëve ka nisur që në muajin mars të këtij viti, kur banorët kane rënë në dijeni për planin e prishjes së objekteve.
Në tetor punonjësit e IMT zbarkojnë pranë 20 objekteve duke i lajmëruar për prishjen, por sipas banoreve pa një lajmërim paraprak edhe për lirimin e banesave.
Sipas banorëve punonjësit kanë pretenduar se shembja do bëhet për shkak të dëmeve nga tërmeti, megjithëse ata vetë nuk janë ankuar asnjëherë për dëme, rapoton Syri.net.
Banorët pretendojnë se gjithçka bëhet për një plan privat për ndërtimin e vilave.
Nga 20 banesa një pjesë janë me letra, ndërsa një pjesë janë në legalizim e sipër.
Pronat në legalizim jane në proces gjyqësor aktualisht në Gjykatën e Apelit, Dhoma Civile.