Mesazhi i Janullatos para shtrimit në spital: Gjithçka do të kalojë… Jetojmë apo vdesim, jemi të Zotit!

0
98

“Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, jemi të Zotit”. Ky është mesazhi që ka përcjellë Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse në Shqipëri, Anastas Janullatos ndërsa largohej drejt spitalit në Greqi për kurim pas infektimit nga koronavirusi.

“Pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë Perëndie… Mos u shqetësoni, gjithçka do të kalojë… Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, jemi të Zotit” shprehet Janullatos.

Kleriku është dërguar në spitalin Evangelismos në Athinë  për një shërbim më të specializuar.

Për dërgimin e tij në shtetin grek është përdorur një avion ushtarak.

Ende nuk është bërë e ditur nga Kisha Orthodokse se në çfarë gjendje shëndetësore është Janullatos.

Kujtojmë se në muajin qershor të këtij viti, Janullatos u godit nga një atak kardiak.

Anastas Janullatos është plot 91 vjeç dhe që prej fillimviteve ’90 është në krye të Kishës Orthodokse Shqiptare.

Më 1991, ai caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Krypeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në 2 gusht 1992 u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here