Presidenti i vendit, Ilir Meta ka pranuar dorëheqjen e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Bahri Shaqiri.
Në një status në rrjetin social Facebook, Meta shkruan: Kënaqësi të bashkëpunoja me z.Bahri Shaqiri, për më shumë se tre vite, në detyrën e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.
Gjithmonë korrekt, luajal, profesional dhe atdhetar. E pranova dorëheqjen e tij duke i uruar suksese për të ardhmen.Do të na mungojë këtu në Institucion, por shpresoj që me Arin, do vazhdojmë të dalim për ecje nga liqeni.