Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, nepermjet nje shkrimi ne Facebook ka ironizuar premtimin e Ramës për aktivizimin e spitaleve në rretheve në shërbim të pacientëve me Covid, dhe shprehet se ndoshta Rama mund ta ketë pasur pasi të ndodhë ‘Qameti’.
Postimi i plote:
Rama sic duket me deklaraten e tij se do aktivizohen spitalet e vendit e do te rimbursohen sherbimet ambulatore e ka fjalen per mbas “Qametit”!
Mbasi u humben muaj ne pajisjen e pregatitjen, vazhdon paradoksi i i mbajtjes se bllokuar te spitaleve kryesore te vendit ndaj pacienteve Covid.
Shumica e pacienteve ne Gjirokaster, megjithe problemet serioze qe kane vazhdojne te qendrojne ne shtepi, duke marre aty midis shume veshtiresive nje mjekim…!
Nje pjese e tyre nepermjet hezitimit dhe veshtiresive detyrohen te transportohen ne Tirane.
Disa pak infermiere vrapojne shtepi me shtepi per tu aplikuar terapite e dhena vetem nepermjet alo, alo, pa kontekt direkt me mjeket, te cilet te paket ne numer dhe ne konfuzion perpiqen te bejne me te miren e mundeshme.
Te tjere qytetare kerkojne me deshperim te sigurojne ndonje burim oksigjeni.
Dhe te gjitha keto duke paguar nga “xhepi”!
E njejta gje aty edhe me numrin shume te vogel te testimeve e pergjigjet mbas disa diteve.
Ndersa per gjurmimin e kontakteve as qe behet fjale, edhe brenda vete familjeve.
Te gjitha keto kane bere qe Gjirokastra e Qarku te “permbyten” nga Covid dhe te semuret jo vetem te mos marrin trajtimin e nevojshem duke demtuar shendetin, por dhe te ngarkohen me shpenzime te medha financiare.
Perfundimi….”avullimi” i premtimeve ne 3D te Rames dhe kalvari i qytetareve!