Meta çon në SPAK ligjin e ‘Metrologjisë’, kërkon të hetohen deputetët: Imuniteti nuk i mbron dot, kur miratojnë ligje “pro” vjedhjes së qytetarëve!

0
142

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka nisur një letër SPAK-t me anë të të cilit kërkon që të nisin hetimet për projektligjin ‘për metrologjinë’, të cilin ia ktheu një ditë më parë Kuvendit për rishqyrtim.

Meta kërkon një hetim të plotë për këtë ligj të propozuar nga mazhoranca dhe miratuar në Kuvend pasi ka konstatuar se ky akt synon të ligjërojë një skemë për qëllime klienteliste, në dhënien me koncesion të shërbimit shtetëror tek subjekte privat, në mënyrë të pakontrolluar, dhe pa negociuar asnjë kusht për mbrojtjen e interesit shtetëror.

Po ashtu Meta edhe më parë ka denoncuar se ky ligj ka shkelje të mëdha antikushtetutshmërie dhe i kërkon SPAK të hetojë për autorët e kësaj nisme dhe se si është iniciuar pikërisht nga qeveria.

 

‘Ky akt duket se synon të ligjërojë një skemë për qëllime klienteliste, në dhënien me koncesion të shërbimit shtetëror tek subjekte privat, në mënyrë të pakontrolluar, dhe pa negociuar asnjë kusht për mbrojtjen e interesit shtetëror.

 

Ky ligj: – shmang konkurrencën e lirë; – dëmton interesin publik; – cenon interesat e shtetasve dhe të konsumatorit; – cenon financat publike; – krijon shteg për abuzim me të drejtat e konsumatorit në tërësi; – mbart rrezikun e prodhimit të kostove shtesë për një shërbim që duhet të kryhej nga shteti; – ligjëron ekskluzivitetin e ushtrimit të shërbimeve publike nga subjekte të caktuar privatë duke krijuar vetë ligjvënësi monopole, në cenim të tregut të lirë e konkurrues; – është tregues se si ligjvënësi nuk ushtron më veprimtarinë dhe vendimmarrjen në mbrojtje të interesit publik, por është orientuar në mbrojtje të një pakice subjektesh private.

Sipas Metës nga shqyrtimi i përmbajtjes ky ligj është një ligj me përmbajtje të lartë antikushtetutshmërie, me parashikime në shkelje flagrante të parimeve themelore kushtetuese të funksionimit të tregut të lirë dhe konkurrues.

Në letrën e tij Meta arsyeton se ky ligj nisur nga përmbajtja evazive e dispozitave që lidhen me dhënien e autorizimeve dhe mungesës së qëllimshme të mekanizmave kontrollues, krijon bindjen tek publiku, e jo vetëm te Presidenti i Republikës, se de facto i hapet rruga dhënies së të drejtave koncesionare të tjera, në mënyrë të fshehtë, në shkelje flagrante të procedurës konkurruese sipas legjislacionit në fuqi.

E thënë thjesht, ky ligj, nisur nga përmbajtja evazive e dispozitave që lidhen me dhënien e autorizimeve dhe mungesës së qëllimshme të mekanizmave kontrollues, krijon bindjen tek publiku, e jo vetëm te Presidenti i Republikës, se de facto i hapet rruga dhënies së të drejtave koncesionare të tjera, në mënyrë të fshehtë, në shkelje flagrante të procedurës konkurruese sipas legjislacionit në fuqi.

Pra, përmes këtij ligji sipas përmbajtjes së miratuar, nga nesër çdo shërbim që kërkon certifikimin metrologjik, mund të jepet me koncesion pa garë, por thjesht dhe vetëm me firmën e një drejtori.

Përmes ligjit për metrologjinë, synohet që paligjshmërisë dhe abuzimit t`i sigurohet mbrojtje ligjore.

Në bindje të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 85, pika 1, të saj, kam kthyer për rishqyrtim në Kuvend këtë ligj me Dekretin nr. 11811, datë 5.11.2020 ‘Për kthimin e ligjit nr. 126/2020 ‘Për metrologjinë’’,dekret i cili ende nuk është shqyrtuar nga Kuvendi dhe në këtë mënyrë edhe ligji nr. 126/2020, nuk ka hyrë ende në fuqi.

Nisur nga niveli shumë i lartë i hapësirave që lejon ky ligj për praktika abuzive me dhënien e autorizimeve dhe ofrimit të shërbimit publik nga subjekte private, si President i Republikës, përmes kësaj shkrese i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë menjëherë hetimet për të verifikuar se si është ndërmarrë dhe shqyrtuar nisma nga qeveria dhe cilat kanë qenë arsyet reale dhe autorët që e kanë shtyrë apo keqinformuar Kuvendin e Shqipërisë të pranojë këtë rregullim ligjor në dëm të interesit publik, duke vendosur përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë iniciuar, punuar, ndihmuar, lehtësuar dhe kanë bërë të mundur që kjo nismë të shohë dritën e miratimit në Kuvend dhe t`i hapë rrugën praktikave abuzive me pasurinë publike dhe të ardhurave të qytetarëve gjatë zbatimit në praktikë.

Nisur nga niveli i hapësirave të mëdha që lënë parashikimet e këtij akti për abuzime me qëllime klienteliste, krijohet dyshimi i bazuar se administrata shtetërore ka qënë nën ndikim apo presion për propozimin deri në Kuvendin e Shqipërisë të parashikimeve ligjore që mundësojnë dhënien e autorizimeve duke shmangur kërkesat e legjislacionit në fuqi që garanton konkurrencën e lirë e të ndershme, barazinë e palëve në procedurat konkurruese, kontrollin shtetëror mbi mënyrën e ushtrimit të shërbimeve publike të detyrueshme nga subjekte private.

Ndërsa përmes parashikimeve të fshehura dhe të paqarta ligjore, krijohen të gjitha dyshimet e arsyeshme se synimi është vendosja nën mbrojtje ligjore të çdo abuzimi që do të mund t`i bëhet shtetit shqiptar dhe qytetarëve të tij.

Presidenti i Republikës është i ndërgjegjshëm se deputetët nuk mbajnë përgjegjësi për mendimet e shprehura dhe për votën e dhënë në ushtrim të funksionit. Kjo është përgjegjësi e natyrës politike, gjyqtar i së cilës është publiku shqiptar me anë të instrumentit politik të votës gjatë zgjedhjeve.

Por ky parashikim kushtetues, nuk mund të përdoret kurrësesi si një ‘strehë imunitare’ për veprimet e tjera të ndëshkueshme penalisht të kryera nga administrata, anëtarët e qeverisë dhe anëtarët e Kuvendit, që i paraprijnë apo e bashkëshoqërojnë miratimin e një ligji.

Siç jeni në dijeni, procesi i formësimit të një ligji, fillon që prej ministrive të linjës apo agjencive shtetërore. Vazhdon më pas me procesin e shqyrtimit përgjatë procedurës në Këshillin e Ministrave; pasohet nga iniciativa propozuese në Kuvend; e pastaj edhe shqyrtimi në procesin parlamentar (në komisione dhe në seancë plenare).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here