Mjeku shqiptar flet nga spitali i Parmës: Shumica e të sëmurëve me Covid vdesin nga trompoza e gjakut

0
122

Mjeku shqiptar në spitalin e Parmës (Itali), Shpëtim Baçi, i specializuar në problemet e Covis-19 ka thënë sot ne Syri Tv se “Kam pasur bashkëpunim me mjekët në Shqipëri, sidomos me mjekun Piperon për të zbatuar protokollet e fundit për trajtimin dhe diagnostikimin e Covid.

Dua tu bëj thirrje mjekëve të familjes, që në momentin e parë që zbulojnë virusin, të fillojnë menjëherë të vendosin terapinë. Të gjithëve tu japin hollusin e gjakut, heparinën. Covid nuk dëmton vetëm mushkrinë por edhe organet e tjera, zemrën, enët e gjakut, pjesën e brendshme të enës së gjakut dhe mushkërisë, duke krijuar trompozë.

Nëse i sëmuri ka temperaturë, kollë, këputje, nuk ndjen shijen dhe nuhatjen, këshillohet holluesi i gjakut. Shumica e viktimave vijnë nga mpiksja e gjakut, trompozat’- ka sqaruar Baçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here