Një vit më parë, Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës së tyre.
Ata kanë mbetur dy shokë, ndërsa kanë treguar se edhe marrëdhëniet me familjet e njëri-tjetrit vazhdojnë të jenë të mira.
Së fundmi, Nora në një intervistë për “Qejfi më i madh se Stambolli”, ka treguar për marrëdhënien me Robertin pas ndarjes.
Ajo shprehet se vajza e tyre Renee është më e lidhur me të, dhe të dy janë përkushtuar që ajo të mos e ndjejë ndarjen.
“Renee e do babain shumë, por me mua është më e lidhur. Jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndjejë atë çështje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që thonin sa mirë e kemi menaxhuar. Jemi munduar shumë…Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mirë”.