Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha ka nisur një takim me mësues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku me ta ndau shqetësimin për situatën e vështirë që po kalon arsimi shqiptar muajt e fundit dhe masat që janë marrë për mbrojtjen e shëndetit të mësuesve dhe nxënësve në ambientet shkollore.
Basha tha se ” në të gjtihë vendin, sipas informacioneve të marra, mendohet se janë 540 mësues të prekur ose të karantuar dhe afro 1200 nxënës dhe e dimë se kemi pasur midis arsimtarëve një numër shumë të lartë humbje jete në krye yë detyrës, si në Pogradec, Paskuqan, Shkodër…A mund të ishin shmangur këto ngjarje tragjike?!” ngriti pyetjen ai.
Përshtatja e orareve me protokollet e reja për mbrojtjen nga COVID-i ka shtuar arsimtarëve një ngarkesë të papërballueshme, që përkthehet në lodhje dhe mungese eficense në procesin e mësimdhënies, u tha në takim.
Asnjë mbështetje financiare nuk ka pasur për ta si shpërblim i orëve të shtuar gjatë javës. Mësuesit u shprehën se ata gjenden krejtësisht të pambrojtur nga rreziku i vazhdueshëm nga infektimi me COVID-19.
Si të mos mjaftonte ky rrezik, shumë prej mësuesve që po kalojnë apo kanë kaluar virusin kanë frikë të marrin leje nga autoritetet mësimore nga frika se pas pushimit dy-javor, ata nuk do të kthehem më në punën e tyre.
Me dhjetra, në mos qindra mësues janë infektuar dy muajt e fundit, ndërkohë që qeveria nuk po bën asgjë për të rritur numrin e testimeve për ta, si një masë emergjente në ndihmë të luftës ndaj infeksionit.
Viktimat nga rradhët e trupës së arsimtarëve nuk kanë qenë të pakta, teksa qeveria vijon të injorojë nevojat dhe kërkesat e këtij sektori jetik në edukimin e brezave të ardhshëm.
Arjan Peraj mësues në Shkodër, drejtues i Sindikatës së Pavarur së Arsimit (SPA) në rajon dhe zv. President i SPA tha:
“Dje në takim dhe me kontakte telefonike me shumë kolegë të mitë për të marrë informacion për sot, që mësues e kolegë mungojnë në shkollë dhe gjejnë 1001 arsye për vetëm e vetëm ta shtyjnë deklarimin që janë të sëmurë me COVID.
Kjo ka sjellë një kakofoni dhe një katrahurë në marrëdhëniet dhe në vazhdimin e punës ndërmjet drejtuesave të papërgjegjshëm të institucioneve arsimore dhe mësuesve.
Një problem tjetër shumë i madh, të cilin ne në qytetet, jo Tirana, por në qytetet urbane dhe rurale që e hasim tepër është edhe transporti i mësuesve.
Mësuesit shkojnë me furgona edhe me autobusa pa asnjë kusht të protokolllit, pa masa mbrojtëse, një maskë në një autobus që mund të ketë mbi 40 vetë, nuk ka se si të ruhet protokolli apo te furgoni 15 vendësh.”