Presidenti i Turkmenistanit në nder të qenit të tij të preferuar, ka ngritur një statujë gjigande prej floriri në mes të qytetit.
Gurbanguly Berdymukhamedov vendosi statujën 6 metra të lartë të një qeni të rracës Alabay në kryeqytetin Ashgabat ditën e sotme.Alabay është një varietet turkmen i qenit bari të Azisë Qendrore dhe njihet në trashëgiminë kombëtare të vendit.
Nuk është hera e parë që presidenti Berdymukhamedov ndëron këtë rracë qeni. Edhe vitin e shkuar ai i kushtoi një libër Alabayt.
Pavarësisht vlerës së madhe monetare të statujës, për shkak të materialit përbërës, Turkmenistani është një vend me popullsi mjaft të varfër. Turmenistani gjithashtu është renditur në vendin e parafundit, si shteti me mungesën me të theksuar të lirisë së medias, një vend para Koresë së Veriut.