Numri i të vdekurve në spitalet Covid po rritet çdo ditë.
Vetëm dje, njëmbëdhjetë prej tyre kanë ndërruar jetë.
Por ndërsa të sëmurëve nuk u lejohet të përdorin as celularët dhe as të takohen me familjarët, ata janë vizituar nga Alkeo, gazetari i ERTV që ka nisur një tur vizitash nëpër pavionet e sanatoriumit dhe te infektivi.
Dhe ndërsa përgënjeshtronte akuzat se në spitale mungojnë pajisjet mjekësore, gazetari i ERTV ka arritur të nxjerrë edhe disa sinkrona urimesh dhe falenderimi, ku shfaqen të sëmurë mirënjohës, që edhe pse rrezikojnë të vdesin, janë mirënjohës dhe falenderues për kushtet që iu janë krijuar.
Për disa prej tyre, i dërguari i ERTV mund të jetë edhe njeriu i fundit që shohin para se të mbyllin sytë.
Ndiqni videon më poshtë: