Shoqata e Transportit ka reaguar në lidhje me masat që qeveria ka marrë kundër virusit.
Ata shprehen se nëse nuk plotësohen pikat që i kanë dërguar kryeministrit Rama, transporti do të ndalojë.
Përfaqësuesi i tyre ka thënë se tre orë punë iu janë shkurtuar nga oraret që janë vendosur si masë kundër pandemisë.
“Me këtë lëvizje na shkurtohet aktiviteti tre orë. Si biznes nuk jemi dakord me këtë orar.
Mbi 90% e qytetarëve respektojnë masat. Qytetarët që nuk respektuan rregullat në urban nuk janë ndëshkuar. Humbjet ia evidentojmë çdo ditë Bashkisë së Tiranës.
Abonentë mujore janë nën kosto. I kemi dërguar kryeministrit kërkesat, të plotësohen katër pikat. Nëse nuk plotësohen nuk do të ketë transport.
Do të ndërpresim aktivitetin, Rama të plotësojë kërkesat.”- shprehet përfaqësuesi i shoqatës së Transportit.