Thursday, November 21, 2024
Home Aktualitet Skandali në Tiranë/ Bashkia “fal” paratë, pagesa për kompani që nuk janë...

Skandali në Tiranë/ Bashkia “fal” paratë, pagesa për kompani që nuk janë shpallur fituese

0
128

KLSH zbulon detaje në përmasa të skandalit në bashkinë e Tiranës. Në raportin e vitit 2019, thuhet se janë bërë pagesa për kompani që nuk janë shpallur fituese të kontratave. Madje, në raport thuhet se ndodh që emrat e kompanive fituese në APP nuk janë të njëjtët me ata që ka janë në sistem.

Kontrolli i Lartë i Shetit ka zbuluar një seri parregullsish në kontratat e realizuara nga Bashkia e Tiranës.

Në raport ndër të tjera ngrihet shqetësimi për diferenca dhe pasaktësi mes kontratave të regjistruara në Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë dhe atyre në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Në vitin 2019, për 19 projekte që kapin vlerën e 153.5 milionë lekëve  rezulton se nuk janë të regjistruara në APP as fituesit dhe as të dhënat e kontratës.

Një rast i tillë është edhe tenderi i shpallur në prill të vitit 2018 për rikonstruksionin e rrugës “Fatmir Haxhiu”, për të cilin nuk jepen të dhëna mbi subjektin fitues, fondin e prokuruar dhe as datën e lidhjes së kontratës.

Nga ana tjetër në Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë për këtë projekt është lidhur një kontratë me BIBA-X në prill të vitit 2019, një vit pasi ai është shpallur në APP.

Një tjetër çudi janë dhe pagesat për operatorë që nuk kanë nënshkruar ndonjë kontratë.

“Në këtë testim u konstatua dhe pagesë për furnitorë për të cilët jo vetëm që nuk listohen në APP por nuk rezulton të jetë regjistruar ndonjë kontratë e lidhur të, rasti i projektit #1011378  i kontraktuar sipas APP me operatorin “Llazo”, ndërkohë nën të njëjtin numër projekti rezulton dhe një pagesë për operatorin “Tirana New Supervisor”.

Por nuk mungojnë as rastet kur për të njëjtën kontratë në sistem regjistrohet një kompani fituese ndërsa në APP një tjetër.

“Në regjistrimet e audituara për projektin konstatohet pasaktësi në regjistrimin e operatorit ekonomik të kontratës #2101001-1900170 në SIFQ ku si operator ekonomik listohet kompania VARAKU ndërkohë që në APP si operator fitues listohet kompania SIRETA 2F”.

Një tjetër kontratë me vlerë 18 milionë lekë rezulton e regjistruar në sistem, por jo në regjistrin e Agjencinë së Prokurimeve Publike. Ora.News

KLSH

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here