Skandali për projektin/ Bashkia e Tiranës i kërkon Kuvendit 36 mln euro nga buxheti 2021 për ndërtimin e Teatrit…

0
190

Bashkia e Tiranës përmes një shkrese i ka kërkuar Kuvendit rreth 36 milion euro, nga projektbuxheti i vitit të ardhshëm për të financuar ndërtimin  e Teatrit Kombëtar. Në këtë kohë debati është përqëndruar tek rindërtimi i teatrit kombëtar duke përplasur sërish Aleancën për Mbrotjen e Teatrit që vazhdon rezistencës me kauzën “teatri aty ku ishte, ashtu sicc ishte”.

 

Bashkia e Tiranës përmes një shkrese i ka kërkuar Kuvendit rreth 36 milion euro, nga projektbuxheti i vitit të ardhshëm për të financuar ndërtimin  e Teatrit Kombëtar. Në këtë kohë debati është përqëndruar tek rindërtimi i teatrit kombëtar duke përplasur sërish Aleancën për Mbrotjen e Teatrit që vazhdon rezistencës me kauzën “teatri aty ku ishte, ashtu sicc ishte”. Ndërsa Bashkia ka thënë se ka gati projekti gati për ndërtimin e teartit, ndërkohë që aktivistët thonë se e gjitha është mashtrim nga kryebashkiaku dhe se, nuk ka asnjë projekt gati. Megjithatë dje, në rrjetin social të Aleancës është publikuar një shkrim me faktin se bashkia tashmë është në kërkim të parave për Teatrin, pas refuzimit sicc dihet që iu bë nga bankat ndërkombëtare. “Teksa pandemia po hedh pa meshire në kthetrat e varfërisë me mijëra familje shqiptare, qeveria në të gjitha nivelet është zhytur në pellgun e babëzisë dhe shpërdorimit të parave publike. Në protokollin e Kuvendit, pak ditë më parë ka mbërritur një copë letër nga Bashkia e Tiranës për të gjymtuar më tej buxhetin. E formatuar në vetëm gjysmë faqe, përmeës shkresës Bashkia e Tiranës i kërkon Kuvendit që të heqë 4.4 miliardë lekë ose rreth 36 milionë euro nga projektbuxheti i vitit të ardhshëm për të financuar ndërtimin e Teatrit Kombëtar.”, citohet në tekstin e gazetarit Klodian Tomorri nga Aleanca.

Teatri kombëtar tashmë dihet botërisht u shemb barbarisht nga bashkia e Tiranës, duke pasur edhe aktorë brenda tij, nuk u pyet por fadromat nisën shkatërrimin përgjatë gjithë ditës së 17 majit. Dihet tashmë, dhe është depozituar në dosjet për në SPAK nga aleanca, se aty është përdorur dhunë ndaj artistëve për të shtypur protestën e tyre, e hapur rrugë shembjes ku ishin thirrur mbi 1 mijë forca të policisë, një mobilizim total sikur të ishte kanosje lufte.

E rrethua me llamarinë prej majit, toka e Teatrit ka mbetur djerrë dhe tani është duke kërkuar ndërtimin e teatrit, ku bashkia ka propozuar një studim, që nuk ekziston, dhe paratë do të jenë të taksapaguesve.

Nga ana tjetër, aktivistët e Aleancës kanë deklaruar disa herë se paratë për ndërtimin e teatrit janë siguruar, por me kushtin që të jetë ashtu sicc ishte, dhe aty ku ishte. Po si duket kjo betejë mund të jetë e pashpresë nëse në vitin që vjen kjo qeveri nuk rrëzohet. Veliaj ndërkohë vazhdon punën  e tij normalisht,duke shpërfillur ccdo zë, dhe me paftyrësinë e kërkesës së tij për të marrë një kredi, fillimisht, nga institucionet e huaja. Ka qenë po Aleanca që përmes një letre ka kërkuar bankës së huaj që të anulojë këtë kredimarrje, dhe si duket ja ku jemi në fazën që bashkia po kërkon lekë nga qytetarët, atyre që ua mohoi fjalën e lirë, për të ndalur projektin e shembjes.

“E refuzuar nga ndërkombëtarët, tani bashkia e Tiranës kërkon që faturën e Teatrit të ri t’ja u ngarkojë qytetarëve duke i kërkuar Kuvendit, që të financojë koston e plotë nga buxheti i vitit të ardhshëm. Por kostoja është rritur sërish rrugës duke shkuar në 36 milionë euro nga 30 milionë euro që u than ë fillim. Kërkesa e Bashkisë së Tiranës drejtuar Kuvendit nuk shpjegon se pse kostoja ka kërcyer me 20 për qind, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes,.

Projektbuxheti i vitit 2021 i propozuar nga Ministria e Financave nuk parashikon fonde për ndërtimin e Teatrit. Por votimi i draftit nen për nen mbyllet të hënën në datën 16 nëntor. Kërkesa e Bashkisë së Tiranës për financimin e plotë të Teatrit nga buxheti pritet që fillimisht të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë këtë javë. Me shumë gjasa, deputetët në Komision do të heqin para nga zërat e tjerë, e ndoshta edhe nga shëndetësia për të financuar tekat e kushtueshme dhe të paligjshme të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Si askund tjetër në botë, qeveria shqiptare ja ka lënë kostot e kurimit nga pandemia vetë qytetarëve dhe familjeve shqiptare. Buxheti i shtetit nuk përballon asgjë, as rimbursimin e ilaceve të kushtueshme dhe as ekzaminimin e qytetarëve të prekur me Covid.

Për shumë familje shpenzimet e kurimit nga pandemia rezultojnë katastrofike duke fshirë të ardhurat që ato fitojnë në një vit dhe duke i zhytur në varfërinë ekstreme.

Por me gjithë kërkesat e qytetarëve për ndihmë, qeveria i ka refuzuar ato. Për arsyen e thjesht. Para nuk ka. Sepse paratë do të shkojnë për të financuar Teatrin që prishën talebanët, mbikalimet e oligarkëve apo rrugët e askundit, që po tenderon në seri ARRSH ditët e fundit. Ky është shpërdorim i parave të qytetarëve.”, thuhet në tekstin e gazetarit.

Ndërkohë aleanca po përgatitet për befasi të tjera ndaj dyshes Rama- Veliaj duke kërkuar hetim ndërkombëtar të zyrtarëve të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here