Aktori i madh shqiptar infektohet me covid-19, ja gjendja e tij

0
144

Aktori i njohur Petrit Malaj ka rezultuar pozitiv me C.OVID19, bashkë me bashkëshorten.

Lajmin e ka dhënë gruaja e tij Aneta, e cila duke i uruar të shoqit ditëlindjen, shprehet se po kalojnë disa momente të vështirë psikologjike dhe fizike.

“Të rezultuar pozitiv me Covid, po kalojmë momente të vështira fizike dhe psikologjike, e me emocionuese e prekëse bëhet situata për ne të dy që të festojmë ditelindjen tende kështu…por jo… nuk na lenë miqtë e shokët që kjo ditë të jetë e zymtë…nuk na lenë familjarët tanë, femijet e niperit e vegjel. Të gjithë me urimet e tyre na bëjnë të harrojme çfarë kemi…..

Faleminderit të gjithëve nga zemra!Faleminderit për fjalët e ngrohta e gjithë shpresë!

Jemi krenarë për ju qe po na qendroni pranë në çdo moment të ditës e natës!

Me ju dhe për te gjithe ju, ne me shpresë të zotit, do të bëhemi më mirë! Ju duam shume!

@petrit_malaj , festofsh edhe 100 vite te shendetshme me gjithe te dashurit qe te rrethojnë”, shkruan bashkëshortja e aktorit në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here