Sipas nje studimi INSTAT tregon se tremujorin e tretë janë regjistruar afro 1300 vdekje më shumë se tremujorin e njëjtë të vitit të shkuar.
Shumica dërrmuese e këtyre vdekjeve me shumë gjasë kanë ardhur për shkak të koronavirusit.
Sipas ekspertit Erion Dasho, Shqipëria mund të jetë nga vendet me vdekshmërinë më të lartë nga virusi në botë.
“Një krahasim i vdekshmërisë gjatë vitit 2020 me atë të viteve paraardhëse tregon qartë se “diçka” ka ndodhur tremujorin e tretë të vitit 2020. Në një situatë pothuajse të stabilizuar të vdekshmërisë në vite dhe në një grafik pothuajse uniform, papritur ka një “kërcim” në tremujorin e tretë të vitit 2020.
E sigurt është se nuk janë 322 vdekje aq sa tregon propaganda qeveritare, por shumë më tepër se kaq. Vdekshmëria nga COVID-19 nuk është 208 për 1 milion, por vlerësohet të paktën 2 ose 3 herë më e lartë se kaq! Shqipëria nuk është vendi me vdekshmërinë më të ulët nga COVID-i në rajon, por ka gjasa të jetë një nga vendet me vdekshmërinë më të lartë nga COVID-i në botë!
COVID-19 nuk shërohet me propagandë por me masa të efektshme, të bazuara mbi evidenca!
Koha për veprim është tani!” shkruan ai.