Hall i madh i ka zënë, apo kanë lajthitur !

0
137

Nga Elmaz Sherifi

Pas fillimit te gjyqit ndaj udheheqesve te UCK-se, parlamenti i sajuar ka marre nisme per rihetimin e ceshtjeve qe jane mbyllur, lidhur me Raportin e Dic Martinit qe akuzonte liderit e UCK-se per krime ndaj serbeve. Miratimi i hetimit ndaj akuzes se Dic Martinit i cliroi nga akuza udheheqesit e UCK-se, prandaj edhe akuza e re nuk i referohet akuzave te Dic Martinit, ate e riaktivizon “rilindja” !
Por kjo nuk eshte marria e vetme. Kjo nisme ndoshta eshte fundi i lajthitjeve te ketij parlamenti qesharak.
Para kesaj marrie ka edhe dy koicidenca te tjera. Vitin e kaluar kur ne Kosove rikujtohej Masakra tragjike e Recakut, kryeministri Rama ngrit padi ne gjykate kunder udheheqesit te UCK-se e ish kryeministerit te Kosoves Ramush Haradinaj, e cila me vone u terhoq me turp.
Perputhja tjeter ndodhi diten kur presidenti i Kosoves Thaci dhe ish kryeparlamentari i Kosoves Jakup Krasniqi ishin ne banken e te akuzuarit me pranga ne duar. Po ate moment, kryeministri i Shqiperise ndodhej ne ekranin televiziv me ish ministrin e propagandes se kasapit Miloshevic, Vucic dhe lajmeronte “dhuraten” qe bente Vucic per levizjen e lire te shqiptareve !
Vucic e ka theksuar me zerin plot se nuk e njeh dhe nuk do ta njoh Kosoven si shtet. Edhe Marreveshjen qe u be ne Shtepine e Bardhe, nuk e quajti marreveshje me Kosoven. Tirana zyrtare propagandon “dhuratat” e Vucic.
Jane me ndonje hall te madh apo kane lajthitur ?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here