Komision hetimor për raportin e Dick Marty? Meta: Turpi më i madh që bën ‘kali i Trojës’. Ja çfarë synohet…

0
194

Presidenti Ilir Meta e cilësoi sot një turp të madh kërkesën e mazhorancës për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor për raportin e Dick Marty, për krime lufte.

“Komisioni për akuzat e Dick Marty është turpi më i madh që bën ‘kali i Trojës’ se dihet kush i fabrikoi ato, se kush i mbështeti dhe sponsorizoi. Me këtë kërkohet të hiqet vëmendjen nga ata e të futet përçarjen mes shqiptarëve”,- tha Meta.

Bëhet fjalë për raportin që ka bashkëshoqëruar rezolutën e Asamblesë Parlamentar të Këshillit të Europës me iniciues apo hartues Dick Marty ku delegacioni shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka qenë i ndarë në pozicionet e veta. Përfaqësuesi i opozites së asaj kohe (PS), siç sqaroi Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dy ditë më parë ka votuar kundër saj, ndaj edhe do rivlerësohet gjithçka.

“Kuvendi i Shqipërisë në fund të këtij procesi, pasi ta kemi kolauduar të gjithë procesin juridik, të shprehet dhe më pas i takon Këshillit të Europës, Asamblesë Parlamentare të Këshillit që në vijim të atij raporti dhe asaj rezolute të rivlerësojë vlerësimet e veta që lidhen me Shqipërinë”, tha ai.

 

 

Balla u shpreh edhe se “Lulzim Basha dhe Sali Berisha duhet të kërkojnë falje që kanë votuar atë raport monstruoz kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës. Partia Demokratike e Shqipërisë aq sa ka mbetur nga partia e idealeve të dhjetorit ’90 duhet të mbajë një qëndrim, dhe besoj se Lulzim Basha të paktën për këtë çështje duhet të ndahet nga Sali Berisha nëse mundet”.

“Pra vota e Partisë Demokratike në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës pro raportit të Dick Marty është një tradhti e rëndë kombëtare”, theksoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here