Meta: Basha meriton notën 10, opozita 5 hapa para qeverisë gjatë pandemisë…

0
127

Për presidentin Ilir Meta kreu i opozitës Lulzim Basha dhe opozita në tërësi meritojnë notën 10 për sjelljen gjatë pandemisë.

Sipas presidentit, Basha dhe ekspertët e PD-së kanë qenë 5 hapa para qeverisë së Edi Ramës.

‘Si mund të akuzohet zoti Basha, kur ai ka qenë modeli i njeriu në këtë kohë të dhënies së mesazheve në kohë pandemie.

Mund të akuzohesha unë, por jo ai.

Si mund të akuzohet, kur opozita dhe ekspertët e saj, kanë qenë 5 hapa para qeverisë, që para nisjes së pandemisë, gjatë pandemisë dhe tani.

Në sjelljen e tyre për pandeminë, kanë qenë ekselentë dhe vazhdojnë të jenë të përgjegjshëm.

Treguesit janë mjaft problematik, këtë besoj se e ndjen kushdo, nuk mund të vazhdojmë duke manipuluar të dhënat. E ftoj qeverinë të reflektoj, të bashkëpunojë me opozitën sepse ka ekspertë mjaft të zot.

Opozita ka notën 10 për përgjegjshmërinë gjatë pandemisë.

Opozita edhe të ishte në qeveri, mund të mos kishte ç’të bënte më shumë’, është shprehur presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së tij me gazetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here