Nuk e shpërndan dot Parlamentin? Meta: Populli i 2 marsit është aty, edhe më i madh! Merruni me pandeminë se…

0
124

I pyetur nga gazetarët se çfarë veprimi ligjor do ndërmerrte Presidenti tani që ligji i ri për Presidentin, nuk e lejon nga ana kushtetuese të shpërndajë Parlamentin, Presidenti Meta u shpreh se ka popullin e 2 Marsit, që sipas tij është edhe më i madh.

“Mbi kushtetutën është vetëm populli, aty është populli i 2 marsit vetëm sa është shumëfishuar, ndaj të merren me pandeminë, me shëndetin e popullit. I ftoj edhe këta oligarkët që të mos harxhojnë lekë kot se do të zhgënjehen në 25 prill. Një referendum mbarëkombëtar do vijë që do rrëzojë këtë sistem oligarkik që duan t’i kthejnë shqiptarët në të pambrojtur, do ketë rivendosje të rendit kushtetues. Kushtetuta është mbi të gjitha, mbi të është veç populli”,- shtoi Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here