Një ndjekje si nëpër filma është shënuar gjatë ditës së sotme në autostradën Tiranë-Elbasan .
Pesë makina të policisë bashkiake janë filmuar duke ndjekur nga pas në mesditë një kamionçinë.
Ndjekja ka përfunduar në rrethrrotullimin e Saukut në drejtim të Elbasanit.
Aty drejtuesi i kamionçinës ka shfaqur shenja revolte në drejtim të policëve bashkiakë duke u shprehur se nuk i jep llogari atyre.