Kundër gripit – Produktet dhe bimët mjekësore që duhet të përdorni

0
137

Erëzat dhe bimët mjekësore janë ndër aleatët më të mirë të organizmit në stinën e gripit.

Ato forcojnë sistemin imunitar dhe e ndihmojnë atë të mbrojë organizmin në mënyrë më efikase ndaj viruseve.

Për më tepër, ato ndihmojnë në shërimin e trupit nga infeksionet shumë herë më shpejt.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë ide se si të përdorni erëzat dhe bimët mjekësore në të mirë të shëndetit.

Pupëza

Pupëza ose Rudbekia është një lule në dukje e zakonshme, por në të vërtetë ka efekte shumë të fuqishme.

Shkencëtarët dhe studiuesit e rendisin këtë bimë si një nga antibiotikët më të fortë natyralë.

Pupëza përdoret gjerësisht në botë për të trajtuar gripin dhe të ftohtit, bajamet, sindromën e lodhjes kronike, migrenën, reumatizmën, infeksionet e gjakut dhe infeksione të tjera bakteriale.

Pupëza ul rrezikun e ftohjeve me 58% tek njerëzit.

Ata zbuluan gjithashtu se kjo bimë mjekësore zvogëlon kohëzgjatjen e sëmundjeve gripale me një ditë e gjysmë.

Shtogu

Përdorimi i shtogut që në simptomat e para të gripit shkurton kohëzgjatjen dhe zbut ashpërsinë e gripit.

Shtogu mund të merret në formë çaji apo shurupi, përgatitjen e të cilit mund ta mësoni këtu.

Studime të ndryshme kanë konfirmuar se marrja e 15 ml shurup shtogu katër herë në ditë zvogëlon kohëzgjatjen e simptomave të gripit me të paktën 4 ditë.

Hudhra

Hudhra është shumë efikase në eliminimin e mikrobeve.

Atë mund ta gatuani ose ta hani të freskët.

Nëse e tresni hudhrën në mjaltë apo uthull molle, do të merrni vlera të dyfishta.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, për të maksimizuar vlerat e hudhrës, rekomandohet prerja ose shtypja e hudhrës të paktën 10 minuta përpara gatimit.

Në këtë mënyrë, hudhra do të ketë kohën e duhur për të çliruar substancën më mirëbërëse të saj, alicinën.

Lexoni më poshtë një kurë nga AgroWeb.org.

Përbërësit

1 filxhan çaji me mjaltë

10 thelpinj hudhër të plotë ose të shtypur sipas preferencës

1 filxhan çaji me uthull molle

Udhëzimet

Përziejini të gjithë përbërësit deri sa të përfitoni një masë homogjene.

Më pas, masën hidheni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer.

Përpiquni të konsumoni dy lugë gjelle nga kjo kurë shëndetsore çdo mëngjes kur jeni me grip.

Efektet janë më të forta gjatë pesë ditëve të para të konsumit të kurës me uthull, mjaltë dhe hudhra.

Çfarë Duhet Të Bëni Patjetër Kur Jeni Sëmurë

Rregulli i përgjithshëm kur jeni sëmurë është që për çdo ditë që keni temperaturë të merrni një ditë pushim.

Trupi ka nevojë për pushim që të rimëkëmbet dhe ta luftojë gripin.

Nëse nuk i jepni kohën që i nevojitet, do të jeni më të brishtë dhe një shënjestër më e lehtë për infeksionin e rradhës.

Sa i përket ushqimit, idealja është lëngu i mishit, përfitimet e të cilit mund t’i lexoni këtu.

Pasi të jeni bërë më mirë, ndërroni çarçafët e këllëfët e jastekëve, pizhamat e çdo gjë tjetër ku jeni shtrirë.

Ndërroni edhe furçën e dhëmbëve dhe vazhdoni të hani supa.

Shmangni sheqerin dhe produktet e bulmetit deri sa të jeni shëruar plotësisht./AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here