Marrëdhënia me biznesmenin nga Mamurrasi/ ‘Zogu’ i Tiranës: Më pëlqen të eksploroj

0
177

Akuzat për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion” bën që Hermes Nikaj ose i njohur ndryshe edhe si ‘Zogu i Tiranës’ të përfundojë pas hekurave. Pas këtij vendimi gjykata vendosi që të zbusë dënimin për Nikajn duke e lënë kështu nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Nikaj u arrestua nga policia pasi kjo e fundit e gjeti atë me një biznesmen në Mamurras si dhe me një vajzë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, ndërsa dyshoi se Nikaj është gay. Ndërkohë gjatë një interviste për “Bluetooth”, të dhënë kohët e fundit, Zogu i Tiranës sqaroi se nuk është gay por i pëlqen të eksploroj, pasi “është tip avangard”.

Hermes Nikaj: “Përfundimisht Hermesi preferon njerëzit. Unë nuk jam gay. Është e ditur publikisht marrëdhënia ime me ish-partneren Angela. Çfarë ka për të dyshuar?! Asnjë femër nuk është ndarë e pakënaqur seksualisht nga unë, ndaj nuk mund të më akuzojnë si gay. Fakti që unë jam tip avangard dhe më pëlqen të eksploroj, nuk ka pse t’i çojë të tjerët në aludime. Orientimi seksual është diçka personale dhe nuk ka pse të trajtohet më si çështje tabu.”

Sa i përket biznesmenit që u kap me të në hotel, Hermes u shpreh se janë thjesht miq.

“Po, është e vërtetë, jam ndaluar në ambientet e një hoteli së bashku me një mikun tim të njohur prej kohësh dhe pa asnjë interes. Nuk e kuptoj pse duhet theksuar kaq shumë fakti që isha në shoqërinë e një mashkulli. Akoma s’arrij ta kuptoj pse u lakova kaq shumë për këtë fakt”, tha Nikaj.

Por veç kësaj, Zogu i Tiranës tregoi se jeta në izolim ishte e vështirë, teksa falënderoi edhe stafin e burgut “313” dhe të burgosurit e tjerë.

Nikaj deklaroi: “Jeta në izolim ishte depresive, sidomos për një njeri aktiv si unë. Ishte si një makth, nuk e besoja dot se isha i përfshirë në një çështje të tillë. Por nuk mund të lë pa falënderuar të gjithë stafin e “313”-ës si dhe të izoluarit, të cilët më kanë trajtuar me shumë respekt dhe dashamirësi. Jeta ime sot ka ndryshuar 360 gradë. Është më e qetë dhe gjithmonë në pritje të një gjykimi të drejtë dhe nxjerrjes në dritë të së vërtetës. Jam me sytë nga Zoti. Më duhej një fazë reflektimi dhe ja ku ndodhi. Pas kësaj, sigurisht që e kam marrë më seriozisht jetën dhe nuk dua të çoj dëm asnjë minutë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here