Meta: Shtatorja e patriotit të madh Ali Ibër Nezaj, ngjarje e shënuar për Tropojën dhe kombin

0
147

Presidenti Ilir Meta ka përshendetur vendosjen e shtatores së patriotit të madh, Ali Ibër Nezaj, në Tropojë në 185 vjetorin e lindjes.

‘I dërgova përshëndetjet më të ngrohta dhe vëllazërore Tropojës dhe gjithë Malësisë së Gjakovës, që përkujtoi sot 185-vjetorin e lindjes së patriotit të madh, Ali Ibër Nezaj, me një ngjarje të shënuar, vendosjen e shtatores së tij në qendër të qytetit, përkrah monumenteve të tre emrave të mëdhenj të historisë së kombit shqiptar, Heronjve të Popullit, Bajram Curri e Asim Vokshi dhe Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Tropoja e dashur, e vlerave më të larta njerëzore, patriotike e kulturore, simbol i atdhedashurisë e patriotizmit, qëndresës dhe forcës goditëse ndaj armiqve tanë, krenohet me kontributet e bijve të saj për çështjen shqiptare në momentet me vendimtare për të ardhmen e kombit tonë, nga Epoka e Skënderbeut, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë dhe deri në Lëvizjen Demokratike të Dhjetorit ’90.’

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here