Robert Budina: Si penguam ligjërisht Ramën e Veliajn që të vazhdojnë me planet për Teatrin

0
96

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit protestën e saj e ka zhvendosur prej muajsh në pedonale, në anë të vendit ku ish Teatri Kombëtar, duke vendosur shiritin simbolik dallues: skenë krimi. Prej 17 majit kur godina u shemb barbarisht, e rrethuar me forca të shumta policore, ku dëshmitë e aktorëve kanë ardhur tronditëse. Aktivistët e Aleancës kanë gjetur forma e mënyra për ta shprehur protestën e tyre, edhe pse vendi ishte nën masa të rrepta kufizuese nga pandemia globale, dhe kërcënimeve që kanë marrë nga pushteti

 

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit protestën e saj e ka zhvendosur prej muajsh në pedonale, në anë të vendit ku ish Teatri Kombëtar, duke vendosur shiritin simbolik dallues: skenë krimi. Prej 17 majit kur godina u shemb barbarisht, e rrethuar me forca të shumta policore, ku dëshmitë e aktorëve kanë ardhur tronditëse. Aktivistët e Aleancës kanë gjetur forma e mënyra për ta shprehur protestën e tyre, edhe pse vendi ishte nën masa të rrepta kufizuese nga pandemia globale, dhe kërcënimeve që kanë marrë nga pushteti.

“Beteja jonë është akoma më e vështirë”, thotë kineasti Robert Budina, duke vazhduar se akoma më e vështirë është se si do ligjërohet dita e shembjes së teatrit, dhe gjithë çfarë ka ndodhur pas asaj date. Budina një nga aktivistë që nuk u dorëzua, edhe pse ka treguar më herët se ka pasur kërcënime, është penguar nga pushtetarët, ka vazhduar pandryshueshëm artikulimin e tij, së bashkë me regjisorin, vëllain e tij, Edmond Budina.

“Kemi penguar ligjërisht procesin e mëtejshëm të planeve të Ramës dhe Veliaj duke përgatitur dosjen me gjashtë kallëzime ndaj tyre. Kemi arritur të ndalen, që të mos bëjnë hapa të mëtejshëm mbi teatrin”, thotë Budina.

Në fakt që prej shembjes së Teatrit e vetmja ‘punë” është heqja e inerteve, mbeturianve gjithë ç’kishte mbetur nga godina mur e gur. Është rrethuar mënjëherë me llamarinë, pas një precedenti ku një grup aktivistësh me flamur në dorë, dhe qiri kryen aktin memorial për shembjen e teatrit. Kjo si duket e trembi në palc Veliajn për të mos lejuar marrjen e vëmendjes ndaj këtij akti barbar. Dhe fill në ditën e nesërme sheshoi vendin, tokën e godinës së shembur, dhe e rrethoi me llamarinë për të mos lejuar prej atëherë të hynte këmbë njeriu brenda atij territori, edhe pse është hapësirë publike, e kaluar arbitrarisht nga qeveria në pronësi të Veliajt.

Artistët e Aleancës nuk i ka sprapsur as ky akt i fundit, duke u zemëruar me tej, me manifestimin simbolik të tullumbacëve të zinj me marshimin nga Teatri drejt Kryeministrisë. E njëkohësisht duke riskicuar godinën e TK dhe ngritur posterin në këmbë si shenjë e rindërtimit të teatrit aty ku ishte ashtu siç ishte.

Dhe ja, ku jemi në muajin e shtatë nga dita e shembjes së Teatrit dhe rezistenca nuk ka ndalur. Aktivistët e Aleancës kanë nxjerrë zbuluar rënien e sistemit të drejtësisë, duke depozituar pranë SPAK dosjen për shembjen e Teatrit, me gjasë se do të jetë e afërt dita e daljes para gjyqit të pushtetarëve që kanë firmosur vendimin për rrënimin e godinës.

Edhe pse çështja e Teatrit u mor përsipër nga Europa Nostra, që merret me mbrotjen e trashëgimisë në rajon, dhe solli përgjigjen për pezullimin e çdo lloj vendimi që do ta çonte në shembje, qeveria dhe Rama as nuk e konsideruan këtë përgjigje.

Shtatë muaj nga shembja dhe, në anë tjetër, nuk ka në horizont asnjë projekt për ndërtimin e Teatrit të ri nga Bashkia, sidomos pas heqjes dorë të arkitektit danez për ta çuar deri në fund, atë çfarë kryeministri shqiptar i kishte dhënë peshqesh.

Edhe pse në media është akuzuar jo pak herë, se nuk ka publikuar një projekt konkret për Teatrin, Veliaj vazhdon të manipulojë e mashtrojë duke kërkuar kredi për ndërtimin e teatrit nga bankat e huaja. Në të njëjtën kohë Aleanca ka deklaruar se teatri do të ndërtohet aty ku ishte, siç ishte, me fonde të siguruar nga donator të huaj, pa prekur asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit. Kjo është afera e radhës,më e madhja pas shembjes së Teatrit, tokë të cilën ia kishte premtuar firmës Fusha për ndërtimin e kullave. Me dekonspirimin e këtij plani, asnjë projekt tjetër nuk po bëhet i gjallë, ndërkohë Veliajn e kanë refuzuar disa banka jashtë vendit për t’i dhënë kredi. Së fundi, lëvizja e Veliajt lidhet me kërkesën e tij depozituar në Kuvend duke lypur para, me shumën 30 mln euro për të ndërtuar Teatrin. Ky është një skandal i radhës, dhe do ishte një turp për parlamentin shqiptar.

Budina thotë se Parlamentit shqiptar i kërkohet nga Veliaj të votojë për fondet e ndërtimit të teatrit. “Pasi kshim bërë aplikimin te Europa nostra, mund të ishin gjetur bashkëpartnerë për rikonstruksion. Por e shembën dhe sot dalin nëpër botë për të kërkuar paratë për ndërtimin.”. Kineasti vazhdon më tej se do të jenë në vijën e parë të betejës për qëllimin final, duke bërë ç’është mundur jo vetëm me kallzimet në SPAK, por edhe me letrat drejtuar zyrtarëve të lartë evropianë. “Janë procese që do i ndjekim në kohë, u kemi bërë të qartë korrupsionin. Financuesit evropian duan të jenë të sigurtë për paratë që do hidhen.

Mendoj se kauza e Aleancës ka pasur këmbëngulje të vazhdueshme, duke shënuar rastin e parë që përpiqet ta çojë deri në fund, që nesër kur të ndërrohet pushteti të kenë gjurmët aty. Ky duhet të ishte modeli nga shoqëria shqiptare t’i çojë deir në fund kërkesat për të drejtat e tyre. Teatri po i bëhet barrierë një të keqe të tillë për mënyrën se si pushteti abuzon me popullin shqiptar me të ardhurat e tyre. Nëse ne këmbënuglim do ngjallim shpresën për drejtësinë. Te njëjtin kallzim që kemi dërguar në SPAK kemi dërguar edhe në Danimarkë, ku prokuroria atje u përgjigj dhe kërkuan informacion, se cilat janë organizatat që na kanë mbështetur në këtë kauzë. Bëheshin mbi 100 organizata si dhe individë personalitete të rëndësishëm të arkitekturës dhe drejtave të njeriut, që përmes nesh kanë çuar zërin në prokurorinë e Danimarkës në mbështetjen tonë”.L.M

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here