Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin rrugor Librazhd-Peshkopi. Automjeti me targë AA 764 JR është përplasur me një kamionçinë.
Aksidenti është regjistruar pa mbërritur në fshatin Fushë-Studen raporton Syri.net.
Si pasojë e kësaj përplasje janë lënduar tre shtetasit që ndodheshin në mjetin me targë AA 764 JR.
Ata janë transportuar për në spitalin e Librazhdit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe një grup hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.