Humb jetën mësuesi dhe shkrimtari nga Rrogozhina

0
171

Covid-19 i merr jetën një tjetër arsimtari në vendin tonë. Ylli Xhaferri ish-mwsuesi i letërsisë dhe ish-drejtori i gjimnazit të Rrogozhinës “Haxhi Qehaj”, humbi jetën pas infektimit nga koronavirusi, në spitalin Infektiv.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë stafi i kësaj shkolle, të cilët kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale.

Ylli Xhaferri ishte për ne kolegu, intelektuali, drejtuesi, poeti, prozatori, qytetari dhe miku që me altruizmin e tij ishte i kudogjendur!

Ai ishte njeriu që karakterizohej nga pasioni për letërsinë, artin, arkitekturën dhe historikun e qytetit tonë!

Një njeri me humor dhe pozitivitet, i gatshëm të ndihmonte çdo mësues të ri që të ndihej plot vetëbesim dhe pjesë e rëndësishme e institucionit.

Largimi i tij i parakohshëm ishte një humbje për miqtë dhe të njohurit!

Të qoftë dheu i lehtë poet!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve të tij!”, shkruhet në mesazhi e përcjellë nga vetë shkolla.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here