Gjykata e Tiranës ka rrëzuar akuzat për katër prej gjashtë të arrestuarit e çështjes “Toyota Yaris”, në të cilën u gjetën 3.4 milion euro.
Për gjykim të mëtejshëm është dërguar çështja për dy të akuzuarit, Ervis Vladi për “mosdeklarim të të hollave në kufi” si edhe për Agim Cekën, për “armëmbajtje pa leje”.
Ndërkohë, akuza është pushuar për Alfred Vladin, Klevi Canin, Alban Mollaymerin dhe Edi Likën.