Një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë në Bradford në Angli, që kishte mijëra goma të cilat ishin grubulluar për skrap. Flakët dhe tymi i madh kanë detyruar autoritetet të mbyllin shkollat aty pranë, ku është krijuar edhe një kaos në trafik shkak i bllokimit të rrugëve.
Zjarri, në zonën e Bowling Lindor të qytetit, filloi rreth orës 04:30 të mëngjesit, ku nuk ka raportime për viktima sipas BBC.
Shërbimet hekurudhore në Bradford janë anuluar, disa të tjera janë devijuar dhe rrugët në zonë janë të mbyllura. Rreth 100 zjarrfikës ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes dhe njerëzit që jetojnë afër janë detyruar të mbajnë dritaret e tyre të mbyllura për shkak të sasisë së madhe të tymit.
Operatori i trenit Northern Rail shkroi në Twitter: “Një zjarr i madh në një pistë pranë hekurudhës në Bradford Interchange po digjet. Rreth 8,000 goma dhe pajisje hekurudhore janë në rrezik nga zjarri i cili është rreth 50 metra larg nga hekurudha.”