Kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nepermjet nje p[ostimi ne Twitter i është përgjigjur kryeministtrit Rama per akuzat bajate ndaj tij, teksa i ben thirrje të merret me jetën e qytetarëve që po humbasin jetën nga Covid
Postimi i plote:
Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot. Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!