Milaim Bellanica, personi i cili filmoi krimeve të serbëve në fshatin Krushë e Madhe ka deklaruar disa herë se kasetën e masakrës ia ka dhënë Lulzim Bashës. Por në emisionin “Open” në Top Channel versioni i tij ngriti pikëpyetje. Ai tha se fillimisht BBC ia dha pamjet në 4 prill dhe një ditë pas transmetimit mbërriti Basha të cilit ia dha kasetën.
Por gazetarët në studio kujtuan se në atë kohë nuk ishte krijuar ende UNMIK që u ngrit në qershor 1999. Më pas Bellanica e ndërroi versionin.
“Atë natë që u publiku në BBC, zbriti helikopteri në shtëpinë ku flija, aty kanë qenë refugjatët e Suharekës. Ata u tutën se mos po vjen armiku. Ishin persona me logon e Gjykatës së Hagës” – tha Bellanica.
Edhe ish-deputeti socialist Dashamir Peza që luante rolin e përkthyesit për gazetarin e BBC tha se kasetën e masakrës e mori BBC.