Analisti Mentor Nazarko, duke folur në “News 24”, deklaroi se akuzat ndaj Bashës se ai ka qenë hetues i UÇK-së gjatë luftës, janë pa rendiment.
Nazarko theksoi se nuk beson se Basha ka ndonjë arsye për të fshehur prova nga koha e luftës.
Faktori shqiptar nuk duhet të jetë i përçarë. Duhet që të ruhen domosdoshmërish raportet me Perëndimin, pasi kjo gjë çon në zhvillim. Akuzat e politikanëve shqiptarë në drejtim të njëri-tjetrit janë për arsye politike të qarta dhe të përditshmërisë”, tha Nazarko.
Mentor Nazarko vlerëson se presidenti i Republikës mund të akuzohet për shumë gjëra, por jo për shtetësinë, pasi është e drejtë e tij.
“Investigimi gazetaresk duket profesional. Ndërsa, angazhimin e njerëzve të PS-së e shoh të padrejtë. Që nga koha e mbretërve, presidenti jepte shtetësi dhe e dyta Kosova vuan pasojat e bllokimit, duke mos pasur lëvizje të lirë. Është praktikë normale shqiptare. Presidenti mund të akuzohen për gjëra të tjera dhe jo për shtetësinë. Këto shtetësi i janë dhënë personave, që janë një elitë politike në Kosovë apo persona me influencë, por jo vetëm”, vlerësoi Nazarko.
Më tej, Nazarko tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet që të vazhdojë.
“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Kosova duhet që të mbyllë sa më shpejt gjithçka që ka me Serbinë, sepse shteti serb ka interes që të zgjas sa më shumë këto negociata. Zgjidhja më e mirë është që në Kosovë të ketë qeveri sa më të gjerë, që të bëhen disa gjëra më mirë, si përballja me akuzat e Gjykatës së Hagës dhe të tjera çështje të brendshme. Kosova duhet të jetë e bashkuar”, u shpreh Nazarko.