Një 17-vjeçar nga fshati Rogovë e Gjakovës është vetëvrarë duke u varur në litar. Familjarët e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, por mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Mbrëmjen e së dielës, Policia e Kosovës është njoftuar nga sigurimi i Spitalit Rajonal të Gjakovës për një rast të dyshuar si vetëvrasje. Sipas informatave të para, 17-vjeçari nga fshati Rogovë i Gjakovës, kishte tentuar të vetëvritej duke u varur në litar.
Familjarët e kanë dërguar viktimën në spital, por mjekët në emërgjencën e spitalit kishin konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka deklaruar për Express se vendit të ngjarjes në Rogovë si dhe në spital i janë përgjigjur njësitet policore, patrulluese, krimtekinka dhe Prokurori i shtetit.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në bashkëpunim me prokurorin e shtetit. Motivet e rastit deri më tani mbeten të panjohura”, ka deklaruar Graishta.
Ndërkohë, Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti është kualifikuar si “Hetim i vdekjes”.
“Hetim i vdekjes: Gjakovë 15.11.2020 21:12. Nga spitali rajonal është raportuar se viktima m/k ka tentuar të varë veten por viktima në spital kishte arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.