“Nuk ka valë të parë e të dytë”/ Drejtuesi i Urgjencës tregon edhe sa do zgjasë situata e covid-19…

0
139

Drejtuesi i Urgjencës, Skënder Brataj, i ftuar në emisionin Çim Peka LIVE, tha se nuk ka valë të parë apo të dytë të koronavirusit.

“Nuk ka valë të parë ose të dytë, pasi virusi nuk iku dhe erdhi. Ky është një proces që ka ecur edhe gjatë verës,” tha ai.

Brataj tha se kjo situatë do të vazhdojë edhe disa muaj.

Ai nuk u mor shumë me shifra, por tha se nuk është puna e tij. Megjithatë ai tha se nuk mund të ketë krahasim me shifrat e tre muajve të parë të pandemisë, pasi atëherë vendi ishte në karantinë të plotë.

Ndryshe nga kryeministri, Brataj tha se Shqipëria nuk është Gjermania.

“Nuk jemi Gjermania dhe nuk jemi Europa. Nuk e kam thënë ndonjëherë dhe nuk do e them kurrë,” tha Brataj.

Por ai nuk pranoi akuzat se pandemia është jashtë kontrollit dhe se situata në spitale është në gjendje kolapsi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here