Panairi i hallexhinjve të librit 2020  

0
180

Më tërhoqi njoftimi për panairin që kishte bërë botuesi i “Pika pa sipërfaqe”, duke provokuar në një farë mënyre dhe pse drejtpërdrejt e lidhur me punën e tyre, se këtë herë do shisnin “libra të vjetër dhe të përdorur”, të gjithë librat e Pikës. Por, nuk është aq e pavërtetë ky lloj provokimi. Ekrani i madh i vendosur në sheshin Skënderbeu duke pasqyruar aktivitet e Panairit të librit, që sivjet ndryshoi formatin, urdhëruar nga lart, duke u organizuar online ka qenë jo shkëlqim, siç e quajtën organizatorët, por një dështim. Lidhja me lexuesin në këtë panair ka qenë një fasadë e madhe, ku më shumë botuesit, një grusht, ata që kanë fuqinë financiare, kanë kryer qokat me njëri tjetrin.

 

 

Më tërhoqi njoftimi për panairin që kishte bërë botuesi i “Pika pa sipërfaqe”, duke provokuar në një farë mënyre dhe pse drejtpërdrejt e lidhur me punën e tyre, se këtë herë do shisnin “libra të vjetër dhe të përdorur”, të gjithë librat e Pikës.

Por, nuk është aq i pavërtetë ky lloj provokimi.

Ekrani i madh i vendosur në sheshin Skënderbej duke pasqyruar aktivitetet e Panairit të librit, që sivjet ndryshoi formatin, urdhëruar nga lart, duke u organizuar online ka qenë jo shkëlqim, siç e quajtën organizatorët, por një dështim.

Lidhja me lexuesin në këtë panair ka qenë një fasadë e madhe, ku më shumë botuesit, një grusht, ata që kanë fuqinë financiare, kanë kryer qokat me njëri tjetrin.

Në kushtet e një pandemie globale të merresh me librin dhe biznesin e tij sigurisht për botuesin ka qenë sfida më e madhe. Edhe organizimi i panairit kështu u pa, ndonëse pati luks e shkëlqim prezantuas në ditën e hapjes duke falenderuar e bërë hosana gjithë zyrtarëve, që deri dje për shoqatën e botuesve ishte: injorim.

Gjithmonë panair i librit kur ishte fizik, shqetësonte jo pak lexuesit për rrumpallën e tij. Buja dhe zhurma e madhe nëpër media e televizione për libra bufatorikë, dhe autorë po ashtu e kishin lodhur lexuesin. Ai tanimë duhej të kishte parasysh se po hynte në një tallava, ku librat e gatimit ishin në modë, librat për “zhvillime personale” do i hiqnin gjithë hallet, sado të kushtojnë. Letërsia, autori, shkrimtari janë llogaria e fundit, dhe kur shkruajnë për të është po ashtu, sa ç’është për pushtetin, hosana. Ndaj çdo dyshim vlerësohet prej lexuesit, në momentin e blerjes së librit. Çmimi në kopertinë vazhdon të jetë shumë  i lartë, botuesit vazhdojnë t’ja hedhin njëri tjetrin fajin për koston e taksës së ngarkuar në mënyrë të beftë, para dy viteve, por asgjë nuk ka ndryshuar. Justifikimi është: botuesit e kërkuan vetë rritjen e taksës. Ndërsa ekrani vendosur në ditët “maratonë” të panairit, mu në sheshin e boshatisur, (në të shumtën e kohës) ka qenë krejt pa interes për lexuesit. Nëse kreu i shoqatës së botuesve e ka quajtur shkëlqim këtë “risi” të lehtësuar nga bashkia do ishte një naivitet i madh, madje arrogancë me paratë e takstapaguesve. Pasi këtë vit bashkia dhe ministria kanë financuar këtë veprimtari që vazhdon të vuajë anën organizative, dhe ndarjen me thikë të botuesve të varfër e të pasur, për nga xhepi por jo për nga autorët. Ka shtëpi të vogla botuese që përballojnë me sakrifica panairin, mbyllin gojën dhe nuk flasin sepse është e pritshme, dita për t’i ekzpozuar librat, nëse artopolantët nuk ushtojnë për ndonjë politikan. Kjo u kursye të paktën këtë vit. Megjithatë çmimet u ndanë në një mjedis luksoz, siç është hotel “La Plazza” në një varfëri ekstreme të hallexhinjve të librit aq sa vështirë t’i japim të njëjtin emërtim këtij panairi nëse numërojmë me gishta botuesit që dolën vetë në rrugë, ndanë mes tyre çmimet, dhe tregtinë e librit.

 

Çmimet e panairit

 

Shoqata e Botuesve Shqiptarë, përmes jurisë së ngritur, dha këto çmime dhe vlerësime për autorët, përkthyesit dhe lexuesit e vitit.

Çmimin e Autorit më të mirë e merr zoti Fatos Baxhaku (pas vdekjes) për librin “Në emër të Noes” me motivacionin:

“Për stilin e veçantë e për t’u lakmuar të rrëfimit të historisë së Shqipërisë, në emër të Noes, vetë shkrimtari ynë, që gjen paqen në degën e ullirit.”

Çmimin e Përkthyesit më të mirë e merr zoti Agim Doksani, për romanin e Elena Ferrantes, “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve”, me motivacionin:

“Për prurjen shumë cilësore në shqip të romanit, për respektimin e stilit, të sintaksës dhe pasurisë gjuhësore në përshkrimin e karaktereve.”

Çmimin e Autorit më të mirë të letërsisë për fëmijë e merr zonja Adelina R. Mamaqi për librin “Ne tani lexojmë vetë” me motivacionin:

“Për përmbushjen e qëllimit kryesor të letërsisë: eksplorimin e botës dhe njeriut. Për lehtësinë me të cilën përçon te lexuesit e vegjël filozofinë që të orienton drejt kuptimit të thelbit të ekzistencës. Për simbiozën mes autores dhe lexuesit që i drejtohet.”

Çmimi i përkthimit nga letërsia franceze, i akordohet zotit Primo Shllaku, për romanin “Katedralja Shën Mëria e Parisit” me motivacionin:

Përmes sfidës së ripërkthimit, na risjell në shqip një vepër madhështore e kanonike përmes një verbi elegant e të kërkuar dhe një regjistri të riaktualizuar për lexuesin e shekullit të ri.

Çmimi i lexuesit më të mirë i jepet djaloshit Jamarbër Hoxha me këtë motivacion:

Për dashurinë dhe vëmendjen e veçantë që ai ka për librin dhe letërsinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here