Është ndarë nga jeta koreografi i njohur i Elbasanit, Albert Vrapi.
Lajmi është bërë i ditur nga të afërm, por edhe nga miq e dashamirës të artistit.
Sipas të dhënave, Albert Vrapi kishte disa kohë që luftonte me sëmundjen. Por dje ajo e ka mposhtur.
Lajmi ka hidhëruar pa masë familjen si të njohurit që ai i kishte të shumtë në Elbasan dhe më gjërë.
Të parët që kanë reaguar duke shprehur hidhërim nga kjo ndarje e parakohshme kanë qenë artistët dhe qarqet kulturore.
Ja çfarë shkruan Arkivi Historik i Elbasanit për koreografin Albër Vrapi:
I MADHI ALBERT VRAPI U NDA NGA KJO JETË NË 15 11 2020. Duhet ta kujtojmë të qeshur me nota muzike qe ai i krijonte në koreografi të bukura që ne i duartrokisnim dhe ngriheshim në këmbë në teatrin Skampa.
Berti është në zemrat tona. Qytetit të Elbasanit iu shua një yll. Ylli i modernizmit, ylli i të bukurës dhe ylli i koreografisë.
Të përcjell në shtëpinë tënde të fundit me këngët e Michael Jackson .Do i mungojnë shumë teatrit koreografitë e tua.