Njohjet dhe ç’njohjet e Pavarësisë së Kosovës nga ‘08-‘20/ Ja sa kanë lobuar dy qeveritë shqiptare

0
995

FAKTE/ Analizë nga Ardit Zeneli

Njohjet e Pavarësisë së Kosovës, nuk kanë ardhur pa mund, ku lobimi i Shqipërisë ka pasur ndikim maksimal në rritjen e numrit të shteteve që kanë njohur Kosovën.

Sipas informacioneve zyrtare, që posedojmë, del qartë suksesi i njohjeve që prej shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008, ku plotë 116 vende kanë njohur Kosovën shtet të pavarur.

Me një llogari të thjeshtë rezulton se plotë 104 shtete kanë njohur Pavarësinë e Kosovës nga 17 shkurti 2008 deri në 25 shtator 2013, kohë në të cilën Shqipëria drejtohej nga kryeministri Sali Berisha.

Për tu theksuar është fakti se deri në vitin 2013, gjeografia e 104 shteteve që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, vijon me shumicën e shteteve Evropiane, Amerikane, Aziatike, si dhe Afrikane.

Mesa kuptohet nga dokumenti, fushatat e lobimit të qeverisë shqiptare nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha, kanë funksionuar maksimalisht përgjatë 5 viteve të para nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, ku vetëm gjatë vitit 2008, Kosovën e kanë njohur plotë 53 shtete.

Në vitin 2009 janë 11 shtete që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, në vitin 2010 janë 8 shtete, në vitin 2011 janë 12 shtete, në vitin 2012 janë 12 shtete dhe në vitin 2013 janë 8 shtete.

Kjo përsa I përket periudhës 2008-2013, periudhë kohore kur Kryeministër i Shqipërisë ka qenë Sali Berisha.

Me ardhjen e Edi Ramës si Kryeministër i Shqipërisë, nga viti 2014 deri në vitin 2018, vetëm 12 shtete kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Sipas dokumentit zyrtar, në vitin 2014, Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur vetëm 4 shtete, në vitin 2015 e kanë njohur vetëm 3 shtete, në vitin 2016 vetëm 2 shtete, në vitin 2017 sërish vetëm 2 shtete dhe në vitin 2018 vetëm 1 shtet ka njohur Kosovën.

Po ti referohesh gjeografisë së vendeve që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës nga viti 2014 deri në vitin 2018, vijon me Afrikën, Azinë, Australinë dhe Amerikën.

Treguesit e këtij dokumenti të cojnë në përfundimin se me ardhjen e Edi Ramës si Kryeninistër I Shqipërisë, njohjet e Pavarësisë së Kosovës janë stopuar pothuajse fare, por ka edhe më keq.

Një tjetër tregues negativ gjatë nga vitit 2017 deri në 2020, janë 15 shtete që kanë tërhequr njohjet e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas dokumentit, 8 shtete që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës para vitit 2013, e kanë tërhequr atë gjatë viteve 2018, 2019 dhe 2020.

Gjithashtu 7 shtete që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës pas vitit 2013, kanë tërhequr atë në vitet 2017, 2018 dhe 2019.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here