Shqipëria ka ngecur për shtatë vite në vendnumëro për shkak të keqqeverisjes, krimit dhe korrupsionit.
Të martën u dha goditja finale kur ministrat e Bashkimit Europian bllokuan shanset që Shqipëria të nisë negociatat.
Sipas Financial Times, Shqipëria u bllokua kryesisht për shkak të kundërshtive nga Holanda, e cila kërkon që Shqipëria të përmirësojë luftën ndaj korrupsionit dhe të rishikojë ligjin për median.
Por mësohet se janë edhe katër vende të tjera që janë kundër nisjes së negociatave.
Gjermania ka vendosur një numër kushtesh dhe ka konfirmuar të martën se reforma e njëanshme zgjedhore ka bllokuar integrimin.
Ky ishte shansi final i Ramës për të nisur negociatat. Tashmë të gjitha mundësitë janë që negociatat të hapen vetëm nëse ndodh rotacioni në vend.