Sot klasikja e Europës Spanjë-Gjermani, luhet për vendin e parë dhe kualifikimin…

0
139

Një finale e parakohshme. Në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit të Ligës së Kombeve, Spanja sfidon Gjermaninë në sfidën direkte për kreun e Grupit A.

“Furia e Kuqe”, me 8 pikë të grumbulluara, do të kërkojë fitoren përballë “panzerave”, që kanë një pikë më tepër.

Gjermania mbetet e pamposhtur në këtë edicion, ku megjithë eksperimentet e shumta është shfaqur si skuadra më e mirë. Në anën tjetër, Spanja nuk ka asnjë alternativë përveç fitores, në duelin që luhet në Sevilla.

Për të arritur objektivin, trajneri Luis Enrique do të mbështetet te sulmi. Në lojë është prestigji i një prej dueleve më të rëndësishëm në Europë, por edhe vendi në Final Four për të synuar fitimin e trofeut. Në ndeshjen tjetër të grupit, Zvicra dhe Ukraina luajnë duelin direkt për të mos zbritur në Ligën B. Helvetëve u nevojitet fitore me të paktën dy gola diferencë, për të barazuar ukrainasit në kuotën e gjashtë pikëve, por në këtë mënyrë do ti rrëmbenin vendin në bazë të ndeshjeve direkte.

Në Grupin 3, Franca që e ka siguruar vendin në gjysmëfinale luan me Suedinë, ndërsa Portugalia udhëton në Kroaci. Me kreun që është përcaktuar, Suedia dhe Kroacia do të kërkojnë surprizën, në luftën për të evituar zbritjen në Ligën B.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here