Pfizer dhe BioNTech: Vaksina është 95% efektive, nuk ka efekte anësore

0
172

Kompania Pfizer dhe partneri i saj BioNTech, informojnë se një analizë tjetër nga faza e tretë e testimit të vaksinës kundër koronavirusit ka treguar se ajo është 95% efikase në parandalimin e infeksionit, madje dhe te të moshuarit si dhe nuk paraqet rreziqe.

Kompania numëron 170 raste të infektimit me koronavirus mes vullnetarëve që morën pjesë në testim. 162 prej tyre ishin persona që iu ishte injektuar një placebo, ndërsa 8 rastet e tjera kishin marrë vaksinën, gjë që nënkupton që efikasiteti i saj është rreth 95%.

Kur bëri dhe prezantimin, Pfizer deklaroi se vaksina e saj është mbi 90% efikase, një shifër kjo që kënaqi dhe u prit me entuziazëm nga shumë zyrtarë të shëndetësisë dhe prodhues vaksinash.

“Efikasiteti është i qëndrueshëm për çdo moshë, racë apo etni. Në moshat mbi 65 vjeç ai është në nivelin 94%”, thuhet në deklaratën e fundit të Pfizer dhe BioNTech. Të rriturit kanë tendencë të kenë më pak efekte anësore dhe ata që kanë pasur, ishin të buta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here